Protestë në Frankfurt kundër Erdoganit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47230-protestë_në_frankfurt_kundër_erdoganit
Rreth 9.000 kurdë protestuan të shtunën në Frankfurt të Gjermanisë, kundër presidentit turk Recep Tayip Erdogan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 18, 2017 15:31 Europe/Tirane
  • Protestë në Frankfurt kundër Erdoganit

Rreth 9.000 kurdë protestuan të shtunën në Frankfurt të Gjermanisë, kundër presidentit turk Recep Tayip Erdogan.

Ata shprehën kundërshtimet për referendumin për ndryshime kushtetuese, në të cilat do t’i jepen Erdoganit kompetenca të zgjeruara. Demonstruesit kanë brohoritur parullat, si: “Erdogani është terrorist” dhe “Liri për Oçalanin”, duke valëvitur flamujt me foton e Oçalanit, udhëheqës i Partisë Punëtore së Kurdistanit (PKK), i cili ndodhet në burg, transmeton Reuters.