Qendra islame në Madridit: Hixhabi një e drejtë e grave myslimane
(last modified Sun, 19 Mar 2017 07:03:12 GMT )
Mars 19, 2017 08:03 Europe/Tirane
  • Qendra islame në Madridit: Hixhabi një e drejtë e grave myslimane

Qendra islamike në Madrid të Spanjës pasi dënoi armiqësinë e perëndimit ndaj hixhabit të femrave myslimane, deklaroi se hixhabi është një e drejtë e grave në islam.

Sami Mushtavi, zëdhënësi i qendrës islame në Madrid ditën e shtunë deklaroi se femrat në islam hixhabin e përdorin sipas vendimit të tyre personal dhe sipas bindjeve fetare. Reagimi i kësaj qendre erdhi pas urdhrit të gjykatës evropiane për ndalimin e hixhabit në ambientet e punës. Zëdhënësi i qendrës islamike të Madridit, deklaroi se është për të ardhur keq marrja e vendimit që nuk i lejon emrat myslimane të shkojnë në punë të veshura me hixhab. Ai vuri në dukje se femrat myslimane që përdorin hixhab janë të mendimit se në ambientet e punës hixhabi ul dhunimin seksual të tyre dhe se dobia e përdorimit të hixhabit është më e madhe sesa dëmi. Ai vuri në dukje se heqja e hixhabit nuk është një punë e lehtë pasi ai është obligim hyjnor dhe Zoti në Kuran ka theksuar përdorimin e hixhabit nga femrat besimtare dhe u drejtohet atyre me thirrjen që të vishen.

Tags