Të rinjtë amerikanë pesimistë rreth presidentit Donald Trump
Rezultatet e sondazheve më të fundit tregojnë se shumica e të rinjve amerikanë, nuk e njohin legjitimitetin e presidentit Donald Trump. Sondazhi më i fundit është kryer nga instituti Jon Forward, sipas të cili 57% e të rinjve amerikanë nuk kanë besim tek presidenti dhe janë shprehur pesimist mbi veprimtarinë e Donald Trump.
Ndërkohë 52% e të rinjve të bardhë gjithashtu janë shprehur të pakënaqur nga veprimtaria e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vetëm pak ditë më parë sondazhet e kryera nga kanali CNN dhe kanale të tjera amerikane, treguan se rreth 2/3 e popullit amerikan është kundër politikave të qeverisë Trump rreth emigracionit. 60% e të anketuarve janë shprehur se Amerika duhet të marrë masat që personat të cilët punojnë në formë ilegale në Amerikë, të kthehen në shtetas legjitimë dhe të punojnë ligjshëm në këtë vend. Shumë amerikanë janë ngritur në protesta kundër presidentit Donald Trump sidomos pas dekreteve të tij anti-emigracion. Me qindra studentë dhe qytetarë të qytetit Neshvil në Tenesy të Amerikës janë ngritur për të protestuar kundër presidentit Donald Trump. Protestat janë organizuar kundër politikave të Trump dhe sidomos kundër anulimit të ligjit për shërbimet shëndetësore, ligj i miratuar më parë nga qeveria e Barack Obamës.