Turqia akuzon Gjermaninë për hipokrizi
Turqia akuzoi Gjermaninë për hipokrizi pas një mitingu të kurdëve kundër presidentit turk Taip Rexhep Erdogan.
Rreth 30 000 kurdë nga Turqia zhvilluan demonstratën e tyre në Frankfurt ku u mblodhën nga e gjithë Gjermania para festimeve kurde të vitit të ri. Ata bën thirrje për demokraci dhe i kërkuan turqve kudo që janë që të votojnë jo në referendumin turk të muajit të ardhshëm që në rast se mbështetet, do të rriste ndjeshëm fuqitë e presidentit turk. Pas mitingut, Ankaraja reagoi ashpër dhe akuzoi Gjermaninë për standarde të dyfishta pasi lejoi demonstratën. Mes dy vende po zhvillohet një përballje e fortë diplomatike, pasi Gjermania nuk lejoi ministrat turq që të zhvillonin demonstrata pro qeveritare në përpjekje për të nxitur turqit që të votonin pro referendumit dy javë më parë. Zëdhënësi i presidentit Erdogan, Ibrahim kalin tha se është e papranueshme që në Gjermani të shfaqen simbolet e PKK, ndërsa zyrtarë të qeverisë turke nuk lejohen nga Berlini që të takohen me qytetarët e tyre. Përballja e Turqisë me Gjermani, po edhe Austrinë dhe Hollandën për të njëjtën çështje është ashpërsuar shumë, saqë Ankaraja ka kërcënuar se nuk do të respektojë më paktin për emigrantët që i dha fund fluksit të refugjatëve që shkonin drejt Evropës.