Kryeministri irakian viziton Uashingtonin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47272-kryeministri_irakian_viziton_uashingtonin
Kryeministri irakian është nisur sot pasdite për në Uashington në një vizitë zyrtare në SHBA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 19, 2017 15:23 Europe/Tirane
  • Kryeministri irakian viziton Uashingtonin

Kryeministri irakian është nisur sot pasdite për në Uashington në një vizitë zyrtare në SHBA.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Heidar Abadi, kryeministër i Irakut, me ftesë zyrtare të presidentit amerikan Donald Trump do të vizitojë Uashingtonin, ku do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të të ashtuquajturit koalicion kundër ISIS që kryesohet nga SHBA. Gjatë kësaj vizite, kryeministri irakian përveç takimit me presidentin Trump, do të takohet edhe me nënpresidentin Mike Pence si dhe me sekretarin e DASH dhe kreun e Kongresit.