Bisedë telefonike e ministrave të Jashtëm të Turqisë dhe SHBA
Mars 19, 2017 15:32 Europe/Tirane
Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe të SHBA zhvilluan sot një bisedë telefonike, ku diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në rajon e në veçanti në Siri, si dhe mbi marrëdhëniet bilaterale Ankara-Uashington.
Siç njofton agjencia e lajmeve Anatoli, Mevlut çavushoglu, ministër i Jashtëm i Turqisë, dhe Rex Tillerson, sekretar i DASH, diskutuan edhe mbi vizitën që shefi i diplomacisë amerikane do të zhvillojë më 30 Mars në Ankara. Turqia dhe SHBA, gjatë viteve të fundit kanë përkrahur grupet terroriste në Siri duke e zgjeruar krizën dhe pasigurinë në këtë vend.
Tags