Protestat e kurdëve të Gjermanisë kundër Turqisë
Kurdët protestues në Frankfurt të Gjermanisë me anë të një proteste kanë kërkuar demokraci për Turqinë. Ata bën thirrje për demokraci dhe i kërkuan turqve kudo që janë që të votojnë jo në referendumin turk të muajit të ardhshëm që në rast se mbështetet, do të rriste ndjeshëm fuqitë e presidentit turk. Gjatë mitingut në qytetin gjerman, shumë prej kurdëve mbanin simbole të partisë së punëtorëve të Kurdistanit, e cila është e jashtëligjshme në Turqi.
Pas mitingut, Ankaraja reagoi ashpër dhe akuzoi gjermanin për standarde të dyfishta pasi lejoi demonstratën. Mes dy vende po zhvillohet një përballje e fortë diplomatike, pasi Gjermania nuk lejoi ministrat turq që të zhvillonin demonstrata pro qeveritare në përpjekje për të nxitur turqit që të votonin pro referendumit dy javë më parë. Turqia akuzoi Gjermaninë për hipokrizi pas një mitingu të kurdëve kundër presidentit turk Taip Rexhep Erdogan. Rreth 30 000 kurd nga Turqia zhvilluan demonstratën e tyre në Frankfurt ku u mblodhën nga e gjithë Gjermania. Zëdhënësi i presidentit Erdogan, Ibrahim kalin tha se është e papranueshme që në gjermani të shfaqen simbolet e PLL, ndërsa zyrtarë të qeverisë turke nuk lejohen nga Berlini që të takohen me qytetarët e tyre. Kalin tha se Ankaraja kërkon t’i kujtojë Evropës se vendim për referendumin më 16 prill do të merret nga kombi turk dhe jo nga Evropa. Përballja e Turqisë me Gjermani, po edhe Austrinë dhe Hollandën për të njëjtën çështje është ashpërsuar shumë, saqë Ankaraja ka kërcënuar se nuk do të respektojë më paktin për emigrantët që i dha fund fluksit të refugjatëve që shkonin drejt Evropës.