Rrezohet aeroplani me 44 pasagjerë në bord
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47360-rrezohet_aeroplani_me_44_pasagjerë_në_bord
Një aeroplan i “South Supreme Airline” u rrëzua dje në Sudanin Jugor.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 21, 2017 07:31 Europe/Tirane
  • Rrezohet aeroplani me 44 pasagjerë në bord

Një aeroplan i “South Supreme Airline” u rrëzua dje në Sudanin Jugor.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se në aeroplan ndodheshin 44 pasagjerë, ndërsa 14 prej tyre kanë shpëtuar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, sipas kohës lokale. Siç raportojnë mediat vendore, përveç 14 të mbijetuarave, të gjithë personat e tjerë që ndodheshin në bord kanë humbur jetën. Ende nuk ka asnjë informacion për shkaqet e aksidentit, ndërsa nga pamjet që janë transmetuar, aeroplani pas rrëzimit në tokë, është përfshirë në flakët.