Rrezohet aeroplani me 44 pasagjerë në bord
Mars 21, 2017 07:31 Europe/Tirane
Një aeroplan i “South Supreme Airline” u rrëzua dje në Sudanin Jugor.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se në aeroplan ndodheshin 44 pasagjerë, ndërsa 14 prej tyre kanë shpëtuar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, sipas kohës lokale. Siç raportojnë mediat vendore, përveç 14 të mbijetuarave, të gjithë personat e tjerë që ndodheshin në bord kanë humbur jetën. Ende nuk ka asnjë informacion për shkaqet e aksidentit, ndërsa nga pamjet që janë transmetuar, aeroplani pas rrëzimit në tokë, është përfshirë në flakët.
Tags