Shtohet inflacioni në Britani
Niveli i inflacionit në Britani ka arritur në nivelin më të lartë të 3 viteve të kaluara.
Zyra qendrore e statistikave në Britani deklaroi se niveli i inflacionit në muajin shkurt ka qenë 2.3% që është niveli më i lartë i regjistruar në tre vitet e fundit. Sipas kësaj zyre prej mëse 5 muaj rresht, niveli i inflacionit në vend ka hasur rritje të vazhdueshme. Në muajin janar niveli i inflacionit në Britani ka qenë 1.8%. Ndërkohë Filip Hamond ministër i financave në Angli ka parashikuar që për vitin 2018 dhe 2019 inflacioni në Britani të qëndrojë në kuotën e 2%. Që nga koha e organizimit të referendumit për Brexit, vlera e paundit anglez ka pësuar rënie kundrejt dollarit dhe euros dhe kjo ka çuar në rritjen e inflacionit.