OKB e shqetësuar nga gjendja e refugjatëve në Evropë
(last modified Tue, 21 Mar 2017 19:56:25 GMT )
Mars 21, 2017 20:56 Europe/Tirane
  • OKB e shqetësuar nga gjendja e refugjatëve në Evropë

Me zgjerimin e valës së refugjatëve që shkojnë në drejtim të Evropës, OKB ka shprehur shqetësimin e radhës mbi gjendjen e refugjatëve në Evropë. Organizata e kombeve të Bashkuar për refugjatët, thekson se ata refugjatë të cilët për shkak të luftërave, varfërisë, mungesës së ujit dhe për shkak të konflikteve në vendin e tyre, kanë zgjedhur evropianë si destinacionin e jetës, përballen me kushte tepër të rënda dhe të mjerueshme.

Kjo organizatë thotë se refugjatët me të kaluar kufijtë e vendeve të tyre përballen me keqtrajtime, shkeljen e të drejtave të njeriut, rrëmbimin e tyre, arrestimin e tyre të jashtëligjshëm, tortura, përdhunime dhe në shumë raste vrasje. Bashkimi Evropian paralajmëroi se mund të fillojë të marrë masa kundër vendeve anëtare nëse vazhdojnë të refuzojnë pjesëmarrjen në planin e organizatës për sistemimin e refugjatëve. Vetëm dy vende: Finlanda dhe Malta, i kanë respektuar detyrimet sipas programit, ndërsa dhjetëra mijëra refugjatë vazhdojnë të jenë bllokuar në vendet e jugut të Evropës. Bashkimi Evropian miratoi në vitin 2015 një plan për t’i shpërndarë në të gjitha vendet anëtare refugjatët e bllokuar në Itali dhe Greqi. Por shifrat tregojnë se vendet anëtare kanë pranuar vetëm 8 për qind nga 160 mijë refugjatët që kishin premtuar t’i sistemonin. Brukseli ka paralajmëruar se nuk do të pranojë më justifikime. Bashkimi Evropian mbështetet në dy parime: solidaritet dhe përgjegjësi. Këto fjalë nuk janë vetëm vlera morale, ato janë parime ligjore, të detyrueshme, të mishëruara në traktate, thotë Dimitris Avramopoulos, Komisioner i BE-së për Migrimin. Hungaria është mes vendeve që kanë refuzuar të pranojnë refugjatë të zhvendosur. Ky vend ka filluar ta përforcojë gardhin në kufi me Serbinë, si pjesë e masave kundër emigracionit. Organizatat e të drejtave të njeriut e akuzojnë Hungarinë se ka penalizuar refugjatë legjitimë dhe ka keqtrajtuar emigrantët, akuzë që qeveria hungareze e mohon. Bashkimi Evropian mund ta çojë Hungarinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë që ajo të përmbushë detyrimet. Por Brukseli ka edhe alternativa të tjera, thotë studiuesi Camino Mortera-Martinez. Prandaj në vend që ta çosh në gjykatë një vend që nuk zbaton ligjin e BE-së, mund të përdoren disa instrumente të tjerë për t’i bërë të plotësojnë detyrimet. Për shembull, duke u shkurtuar një pjesë të buxhetit”, thotë Camino Mortera Martinez i Qendrës për Reformë Evropiane. Por lëvizje të tilla mund të japin efektin e kundërt, në një kohë kur kundërshtimi populist ndaj Bashkimit Evropian është i lartë. Mendoj se pasoja e detyrimit të vendeve për të pranuar refugjatë, është rritja e qartë e ndjenjave kundër Bashkimit Evropian”, thotë Zoti Martinez. E përballur me një dilemë të tillë, Evropa po bën përpjekje të dëshpëruara për të ndalur rrjedhën e imigrantëve. Gjermania është një nga shtetet evropiane që po përshpejton deportimin e atyre të cilëve u është mohuar azili. Analistët thonë se kancelarja Angela Merkel po mban një qëndrim më të ashpër para zgjedhjeve të parashikuara për në shtator. Sepse imigracioni, është problemi më i madh që kemi tani në Evropë, edhe më i madh se Euroja, një pengesë për integrimin e mëtejshëm dhe një rrezik për situatën e brendshme të sigurisë në Evropë”, thotë Werner Patzelt i Universitetit të Dresdenit. Bashkimi Evropian vlerëson se numri i emigrantëve që presin në Libi është mes 700 mijë dhe 1 milionëve.

Tags