Shtajnmajer, Erdoganit: Mos shkatërro ato që janë ndërtuar me vite
Presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmajer i tërhoqi vërejtjen të mërkurën, në fjalimin e parë si president, homologut të tij turk Recep Tayip Erdogan se po rrezikon të shkatërrojë gjithçka që vendi i tij ka arritur viteve të fundit.
Ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë, por edhe me disa vende tjera evropiane, ekziston një ndarje për shkak të dëshirave të autoriteteve turke që të mbajnë mitingje me qëllim të marrjes së mbështetjes nga diaspora për referendumin në Turqi, i caktuar më 16 prill, në të cilin Erdogan dëshiron të zgjerojë kompetencat e tija. Turqia ka qenë në një “përleshje” diplomatike me Gjermaninë dhe Holandën, pasi ata kanë ndaluar zyrtarët turq për të mbajtur fushatë në këto vende, në mbështetje të një referendumi të muajit prill, për rritjen e kompetencave të Presidentit turk. “Nëse Evropa vazhdon në këtë mënyrë, nuk ka evropian në çdo pjesë të botës që mund të ecë në mënyrë të sigurt në rrugë”, citohet tu ketë thënë Erdogan gazetarëve në Ankara. Ai shtoi: “Ne, si Turqi, i bëjmë thirrje Evropës për të respektuar të drejtat e njeriut dhe demokracinë”. Erdogan e ka quajtur më parë Holandën “mbetje naziste” dhe akuzoi Gjermaninë për “veprime fashiste”. Ai ka thënë se vendi i tij mund të shqyrtojë lidhjet e saj me Evropën pas referendumit, të cilën ai shpreson se do t’i japë atij pushtet të gjerë, dhe ka përshkruar Evropën si “fashist dhe mizore”, duke thënë se ajo i ngjan epokës së para Luftës së Dytë Botërore.