Alarm për bombë para Parlamentit anglez
Pas ngjarjes ku policia britanike hapi zjarr dhe vrau një person që tentoi të futet në Parlament, mes raportimeve se një automjet është përplasur me këmbësorë në urën “Westminster”, një pako e dyshimtë është gjetur në një automjet pranë Parlamentit.
Një skuadër antieksploziv ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa një numër i madhe forcash policore janë të vendosura pranë Parlamentit. Policia ka ndaluar edhe evakuimin e personave, të cilët gjenden brenda në Parlament, pas zbulimit të pakos së dyshimtë. Policia britanike njoftoi të mërkurën se sulmi në Westminster në të cilin u ther me thikë një polic në kompleksin e parlamentit trajtohet si incident terrorist. “Policët, përfshirë edhe ata me armë zjarri mbeten në vendin e ngjarjes dhe ne e trajtojmë këtë incident si akt terrorist derisa të mos e vërtetojmë të kundërtën”, thuhet në kumtesën e policisë britanike.