Katër të vrarë në Viskonsin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47454-katër_të_vrarë_në_viskonsin
Siç njofton agjencia e lajmeve Fars, pas të shtënave me armë zjarri në një bankë në veri të qytetit Viskonsin, një polic dhe tre civilë amerikanë humbën jetën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 23, 2017 01:23 Europe/Tirane
  • Katër të vrarë në Viskonsin

Siç njofton agjencia e lajmeve Fars, pas të shtënave me armë zjarri në një bankë në veri të qytetit Viskonsin, një polic dhe tre civilë amerikanë humbën jetën.

Një burim i policisë amerikane bëri të ditur se një person i dyshuar për implikim në këtë ngjarje është arrestuar nga policia. Megjithëse autoritetet e policisë së qytetit Viskonsin zhvilluan një konferencë për mediat, ata nuk dhanë asnjë detaj mbi shkakun e incidentit që shkaktoi 4 viktima. Sipas dëshmitarëve okularë, incidenti ndodhi në një bankë në lagjen Rotchild, ku forcat e policisë u përleshën me një person të armatosur, i cili kishte vrarë dy persona të tjerë, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit u vra një polic dhe personi i armatosur.