Kushti i Rusisë për reduktimin e armëve bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47486-kushti_i_rusisë_për_reduktimin_e_armëve_bërthamore
Ministri i Jashtëm i Rusisë deklaroi se Moska është e gatshme për bisedime mbi reduktimin e arsenaleve të armëve nukleare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 23, 2017 14:16 Europe/Tirane
  • Kushti i Rusisë për reduktimin e armëve bërthamore

Ministri i Jashtëm i Rusisë deklaroi se Moska është e gatshme për bisedime mbi reduktimin e arsenaleve të armëve nukleare.

Sergej Lavrov tha se Rusia dëshiron vazhdimin e bisedimeve për reduktimin sa më të madh të armëve atomike, por me kusht që të diskutohen të gjithë elementët dhe jo vetëm sasia e armëve strategjike. “Ende nuk ka ardhur koha për zhdukjen e të gjitha armëve bërthamore”-deklaroi shefi i diplomacisë ruse. Kjo deklaratë e Lavrov vjen pas kërkesave të shumta të vendeve perëndimore e sidomos të SHBA për reduktimin e ndjeshëm të armëve strategjike bërthamore të Rusisë. Njëkohësisht, qeveria amerikane ka bërë të ditur se do të shpenzojë mbi 350 miliardë $ për modernizimin e armëve atomike të SHBA.