Rusia kritikon heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare
Rusia e cilësoi “tragjike” situatën në Jemen, vend i cili që prej dy vitesh është objekt i sulmeve barbare të regjimit Al Saud dhe aleatëve të tij.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, duke folur në Akadenimë Ushtarake në Moskë, deklaroi: “Jemeni po përballet me një krizë të rëndë humanitare, por bashkësia ndërkombëtare po hesht përballë kësaj tragjedie”. Sergei Lavrov tha se “të gjithë po heshtin përballë krizës në Jemen, madje disa vende perëndimore po përkrahin forcat agresore që kanë shkaktuar viktima dhe shkatërrime të shumta në këtë vend të varfër”. Ai kërkoi që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë për ndaljen e agresionit kundër Jemenit dhe për fillimin e negociatave të paqes në këtë vend. Nga ana e saj, Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, deklaroi:”Agresioni i udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit ka shkaktuar të paktën 7500 të vrarë, mbi 40 mijë të plagosur dhe mbi 19 milionë të shpërngulur që kanë nevojë urgjente për ndihma humanitare”. “Shkollat, spitalet dhe banesat e civilëve kanë qenë objektiva të sulmeve ajrore në Jemen”-shtoi Zakharova.