Zbulohet identiteti i autorit të sulmeve terroriste në Londër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47506-zbulohet_identiteti_i_autorit_të_sulmeve_terroriste_në_londër
Autori i sulmit pranë Parlamentit britanik ishte jo pak i njohur për autoritetet e policisë, por kohët e fundit nuk kishte informacione se ai mund të kryente ndonjë akt terrorist. Policia thotë se sulmuesi njihej edhe me emrin Khalid Mesudi, 52-vjeç, i lindur në Kent.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 24, 2017 02:49 Europe/Tirane
  • Zbulohet identiteti i autorit të sulmeve terroriste në Londër

Autori i sulmit pranë Parlamentit britanik ishte jo pak i njohur për autoritetet e policisë, por kohët e fundit nuk kishte informacione se ai mund të kryente ndonjë akt terrorist. Policia thotë se sulmuesi njihej edhe me emrin Khalid Mesudi, 52-vjeç, i lindur në Kent.

Hetuesit besojnë se kohët e fundit, ai jetonte në West Midlands dhe se ishte i njohur për numër pseudonimesh, thotë Scotland Yard. Burri ka pasur disa dënime të mëparshme, duke përfshirë edhe lëndime të rënda trupore, posedim të armëve sulmuese dhe vepra që cenojnë rendin publik. Dënimi i tij i parë ishte ai i nëntorit të vitit 1983, ndërsa dënimi i fundit ishte ai i dhjetorit të vitit 2003 për posedimin e një thike. “Ai kurrë nuk ka qenë i dënuar për ndonjë vepër terroriste”, tha policia. Masood vrau tre persona dhe plagosi 29 të tjerë nga sulmi terrorist të mërkurën në Westminster në qendër të Londrës.  Ai po udhëtonte me shpejtësi me makinën e tij, ndërsa përplasi këmbësorët, duke i shkaktuar vdekjen dy prej tyre si dhe plagosjen e 29 të tjerëve.  Mesud u qëllua për vdekje nga një polic i armatosur jashtë Parlamentit.