Protesta kundër planit të Trump për siguracionet shëndetësore
Mars 24, 2017 12:15 Europe/Tirane
Qytetarët e Los Angeles kanë protestuar kundër planit të presidentit Donald Trump për anulimin e siguracionit shëndetësor të parashikuar në planin e njohur si Obamacare.
Agjencia e lajmeve IRNA bën të ditur se mijëra banorë të Los Angelesit protestuan sot në qendër të qytetit duke mbajtur parulla ku shkruhej “Mendoni për fëmijët tanë”. Republikanët që kanë shumicën në Kongres dhe në Senat, kanë përkrahur projektin e presidentit Donald Trump për të shfuqizuar planin e ish presidentit Barak Obama mbi siguracionet shëndetësore në SHBA. Nëse anulohet projekti i quajtur Obamacare, miliona qytetarë amerikanë do të humbasin siguracionet shëndetësore të tyre.
Tags