Myslimanë në Britani, fushatë donacionesh për viktimat e sulmit terrorist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47532-myslimanë_në_britani_fushatë_donacionesh_për_viktimat_e_sulmit_terrorist
Myslimanët në Britani kanë mbledhur donacione për viktimat e sulmit terrorist në Londër.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 24, 2017 13:38 Europe/Tirane
  • Myslimanë në Britani, fushatë donacionesh për viktimat e sulmit terrorist

Myslimanët në Britani kanë mbledhur donacione për viktimat e sulmit terrorist në Londër.

Rreth 20 mijë paund janë mbledhur brenda një dite. “The Muslim United” ka nisur fushatën, ndërsa ka shprehur shqetësimin për rritjen e islamofobisë ndaj komunitetit mysliman pas sulmit mizor në Westminster. “Unë jam i shqetësuar se urrejtja do të ndajë shoqërinë më tej. Por, kjo pikërisht ajo që ekstremistët do të donin të bënin dhe synimi janë vendet ku ka bashkëjetesë”, tha Muddassar Ahmed, eksperti i komunikimit nga Stratford, East London. Një deklaratë nga organizatorët thuhet se “Komuniteti mysliman britanik qëndron me të gjithë britanikët dhe londinezët gjatë këtyre kohëve të vështira dhe paraqet mbështetjen e tyre për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar për nevoja të menjëhershme për familjet e viktimave”.