Australia akuzohet për shitjen e armatimeve Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47560-australia_akuzohet_për_shitjen_e_armatimeve_arabisë_saudite
Gazeta prestigjoze australiane "Sidney Morning Herald" akuzoi sot qeverinë e Australisë së ka furnizuar me armatime Arabinë Saudite duke e ndihmuar regjimin Al Saud në kryerjen e krimeve kundër popullit jemenas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 25, 2017 03:14 Europe/Tirane
  • Australia akuzohet për shitjen e armatimeve Arabisë Saudite

Gazeta prestigjoze australiane "Sidney Morning Herald" akuzoi sot qeverinë e Australisë së ka furnizuar me armatime Arabinë Saudite duke e ndihmuar regjimin Al Saud në kryerjen e krimeve kundër popullit jemenas.

Kjo gazetë shkruan: "Kompanitë australiane kanë nënshkruar kontrata për furnizimin me armatime të Arabisë Saudite në një kohë që regjimi Al Saud akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në Jemen. Këto kontrata janë konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes së Australisë, por qeveria e Camberras nuk ka bërë të ditur vlerën e këtyre kontratave dhe llojin e armëve që i janë shitur Arabisë Saudite. Dhjetorin e kaluar Kristofer Pine, ministri i industrisë mbrojtëse të Australisë, vizitoi Riadin ku diskutoi shitjen e armatimeve australiane regjimit Al Saud.