Peniani kërcënon Amerikën dhe Korenë e Jugut me sulm preventiv
Mars 26, 2017 13:55 Europe/Tirane
Koreja e Veriut deklaroi se në përballje me manovrën e përbashkët ushtarake të SHBA dhe Koresë së Jugut, mund të kryejë sulm preventiv.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, të dielën Peniani dënoi manovrën e përbashkët amerikano-jugkoreane në Gadishullin Korean dhe deklaroi se këto manovra e shtojnë mundësinë e një sulmi preventiv të ushtrisë koreanoveriore. Çdo vit, forcat amerikane dhe jugkoreane zhvillojnë manovra të gjera ushtarake që zgjasin një muaj. Ndërkohë, të shtunën, Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut deklaroi se Peniani po pregatitet për një testim të fuqishëm bërthamor dhe për testimin e disa raketave balistike me rreze të gjatë veprimi.
Tags