Nis manovra e madhe e NATO-s në Skoci
Një nga manovrat më të mëdha të NATO-s në Europë ka nisur sot në Skoci me pjesëmarrjen e mijëra forcave ajrore, detare e tokësore.
Kjo manovër e koduar “Luftëtari i përbashkët” zhvillohet dy herë në vit në stinën e pranverës dhe vjeshtës. Manovra e nisur sot do të vazhdojë deri më 6 Prill dhe përveç mijëra forcave tokësore të NATO-s, në të marrin pjesë edhe 35 njësi të forcave detare dhe mbi 50 avionë luftarakë të llojeve të ndryshëm. Në këtë manovër marrin pjesë forca ushtarake nga SHBA, Britania, Gjermania, Spanja, Suedia, Norvegjia, Danimarka, Belgjika, Estonia, Franca dhe nga Holanda. Manovra në fjalë zhvillohet në kushtet e rritjes së tensioneve mes NATO-s dhe Rusisë në mbarë kontinentin europian.