SHBA dhe BE kërkojnë lirimin e protestuesve në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47692-shba_dhe_be_kërkojnë_lirimin_e_protestuesve_në_rusi
Bashkimi Evropian kërkoi lirimin e shpejtë të qindra njerëzve, që u arrestuan gjatë protestave të ndryshme në Rusi të dielën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 27, 2017 09:03 Europe/Tirane
  • SHBA dhe BE kërkojnë lirimin e protestuesve në Rusi

Bashkimi Evropian kërkoi lirimin e shpejtë të qindra njerëzve, që u arrestuan gjatë protestave të ndryshme në Rusi të dielën.

Një zëdhënës i BE-së tha se veprimet e policisë ruse nuk lejuan ushtrimin e të drejtave bazë të lirisë së shprehjes, bashkimit dhe grumbullimit paqësor, të cilat janë të drejta themelore në Kushtetutën ruse. Në një komunikatë për shtyp të bllokut iu bëhet thirrje autoriteteve ruse që të respektojnë angazhimet ndërkombëtare që kanë marrë dhe të lirojnë pa vonesa demonstruesit paqësorë që janë ndaluar. Në të njëjtin kuadër, Departamenti amerikan i Shtetit tha se protestuesit duhet të jenë në gjendje që të ushtrojnë të drejtat e tyre, pa pasur frikë. Protestuesit e shumtë që dolën në rrugët e dhjetëra qyteteve ruse kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Dimitri Medvedev për shkak të akuzave për korrupsion.