Koretë kërcënojnë njëra-tjetrën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47718-koretë_kërcënojnë_njëra_tjetrën
Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Veriut dënoi manovrën e përbashkët të forcave amerikane dhe jugkoreane në gadishullin Korean dhe kërcënoi për një sulm pa paralajmërim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 27, 2017 14:37 Europe/Tirane
  • Koretë kërcënojnë njëra-tjetrën

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Veriut dënoi manovrën e përbashkët të forcave amerikane dhe jugkoreane në gadishullin Korean dhe kërcënoi për një sulm pa paralajmërim.

Në një komunikatë të Shtabit të përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Veriut thuhet:” Ushtria popullore do të shkatërrojë çdo përpjekje për rrëzimin e qeverisë dhe të liderit Kim Jong Un. Megjithë praninë e forcave amerikane në Korenë e Jugut, Peniani në çdo kohë dhe pa paralajmërim mund të ndërmarrë një sulm preventiv kundër Koresë së Jugut”. Në përgjigje të kësaj komunikate, Seuli deklaroi se do të përgjigjet ashpër ndaj çdo sulmi dhe kërcënimi të Koresë së Veriut. Ky shkëmbim kërcënimesh vjen në një kohë kur dhjetëra mijëra trupa amerikane përfshi edhe forcat speciale Delta Force, së bashku me dhjetëra luftanije dhe avionë luftarakë e bombardues strategjikë amerikanë po zhvillojnë një manovër të madhe ushtarake të koduar “Fuel Eagle” me forcat jugkoreane.