Shefi i DASH nuk takohet me opozitarët politikë të Erdogan
Burimet informative të Amerikës njoftuan se sekretari amerikan i shtetit gjatë vizitës së tij në Turqi, nuk do të takohet me opozitarët e Erdogan të cilët kundërshtojnë zgjerimin e kompetencave të presidentit të Turqisë dhe gjatë takimeve me funksionarët turq do të shqyrtojë vetëm planin për operacionin kundër ISIS në Raka.
Siç njofton agjencia e lajmeve Fars, në një kohë kur sekretari amerikan i shtetit ende nuk ka vizituar Turqinë, kjo vizitë ka shkaktuar debate dhe spekulime të shumta në mediat e ndryshme. Rex Tillerson nga mesi i prillit do të vizitojë Turqinë ku do të diskutojë me presidentin turk mbi operacionin për çlirimin e Rakas si dhe për çështje të rëndësishme të marrëdhënieve Ankara-Uashington. Çështja e ndjeshme që po trajtohet edhe nga mediat është referendumi i 16 prillit që pritet të zgjerojë kompetencat e presidentit Erdogan, por që është kundërshtuar nga aleatet evropianë të Uashingtonit të cilët e konsiderojnë atë në kundërshtim me principet e demokracisë. Sipas burimeve nga Uashingtoni, Tillerson ka vendosur që gjatë vizitës në Ankara të mos e diskutojë këtë çështje dhe të mos takohet me asnjë nga kundërshtarët e Erdoganit. Gjithashtu pritet që një nga çështjet më të nxehta që do të diskutohet do të jetë ekstradimi i Fethullah Gylen që kërkohet me ngulm nga Ankaraja, por deri tani ekstradimi i tij është kundërshtuar nga Uashingtoni.