Bashkimi Evropian thekson ndalimin e ndërtimit të kolonive sioniste
Shefja e diplomacisë evropiane ka kërkuar ndërprerjen e ndërtimit të kolonive të regjimit sionist në territoret e pushtuara palestineze.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, të hënën pas takimit që zhvilloi me Mahmud Abas, kryetarin e Autoritetit Autonom të Palestinës, në Bruksel ka thënë: "Politika e ndërtimit të kolonive nga regjimi sionist është në kundërshtim të ligjeve ndërkombëtare dhe rezolutave të OKB. Prandaj Evropa kërkon vazhdimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme në koordinim me AAP dhe me Ligën Arabe". Sipas shefes së diplomacisë evropiane, BE mbështet planin për krijimin e dy shteteve si e vetmja alternativë për vendosjen e paqes. Nga ana e tij Mahmud Abas në këtë takim tha se politika e ndërtimit të kolonive sioniste të regjimit sionist është një politikë aparteide e cila rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon.