Trump do të takohet për herë të parë me presidentin kinez
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47822-trump_do_të_takohet_për_herë_të_parë_me_presidentin_kinez
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump më 6 prill do të takohet me homologun e tij kinez në selinë presidenciale në Florida.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 29, 2017 03:59 Europe/Tirane
  • Trump do të takohet për herë të parë me presidentin kinez

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump më 6 prill do të takohet me homologun e tij kinez në selinë presidenciale në Florida.

Lajmi u bë i ditur nga një funksionar i lartë i DASH i cili shtoi se gjatë këtij takimi do të diskutohet perspektiva e marrëdhënieve Uashington Pekin, sidomos në sferën e ekonomisë dhe të tregtisë. Ky burim shtoi se presidenti Donald Trump gjatë takimit me homologun kinez Xi Jieping dhe do të kritikojë përkrahjen e Pekinit për programin raketor dhe bërthamor të Koresë së Veriut. Ky funksionar i lartë i DASH gjithashtu shtoi se Trump do të marrë pjesë në Samitin G20 që do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë më 7 dhe 8 korrik. Njoftimi u bë pas një bisede telefonike që Presidenti Tump zhvilloi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën u dakordua që të merr pjesë në Samit.