146 migrantë të zhdukur në Mesdhe
Mars 29, 2017 19:40 Europe/Tirane
Ekziston frika se rreth 146 migrantë janë zhdukur kur një anije u fundos në Detin Mesdhe, pasi u largua nga bregdeti i Libisë, ka bërë të ditur të mërkurën UNICEF, duke iu referuar një migranti nga Gambia, i cili shpëtoi pas aksidentit.
Migranti ishte shpëtuar nga një anije ushtarake spanjolle, e cila po merr pjesë në operacionin “Sofija” të Bashkimit Evropian kundër trafikimit të drogës, pas të cilit ishte transferuar në ishullin italian Lampeduza, transmeton agjencia e lajmeve AFP.
Tags