Myslimanët në Gjermani ndihmojnë emigrantët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47878-myslimanët_në_gjermani_ndihmojnë_emigrantët
Një sondazh më i fundit bënë të ditur se gjysma e myslimanëve në Gjermani janë aktivë në ndihmesën ndaj refugjatëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 30, 2017 03:46 Europe/Tirane
  • Myslimanët në Gjermani ndihmojnë emigrantët

Një sondazh më i fundit bënë të ditur se gjysma e myslimanëve në Gjermani janë aktivë në ndihmesën ndaj refugjatëve.

Siç raporton e përjavshmja gjermane "Spiegel", në një sondazh të publikuar të mërkurën bëhet e ditur se myslimanët në Gjermani kanë qenë më aktivë se sa të krishterët në ndihmesën ndaj emigrantëve. 44% e myslimanëve në Gjermani deklaruan se gjatë vitit 2016, kanë dhënë ndihma për refugjatët në një kohë që në vitet 2013 dhe 2014, vetëm 16% e myslimanëve kishin marrë pjesë në aktivitetet e ndihmës për emigrantët. Në këtë sondazh morën pjesë mbi 10 mijë myslimanë në Gjermani, Austri, Zvicër, Francë, Angli dhe Turqi.