Bilanci tragjik i përmbytjeve në Kolumbi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48138-bilanci_tragjik_i_përmbytjeve_në_kolumbi
Të paktën 250 persona kanë humbur jetën në Kolumbi si pasojë e rrëshqitjeve të dherave nga përmbytjet masive dhe moti i keq.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 02, 2017 14:20 Europe/Tirane
  • Bilanci tragjik i përmbytjeve në Kolumbi

Të paktën 250 persona kanë humbur jetën në Kolumbi si pasojë e rrëshqitjeve të dherave nga përmbytjet masive dhe moti i keq.

Sipas autoriteteve vendase të paktën 400 perona janë plagosur dhe mbi 200 të tjerë rezultojnë të humbur, gjë e cila pritet me shumë gjasë të rrisë numrin e viktimave. Rreth 1100 forca ushtarake, policie dhe të ekipeve të emergjencës janë përfshirë në operacionet e kërkim shpëtimit të cilat vijojnë që prej ët shtunës. Reshjet e dendura të shiut përmbytën qytetin e MoCoâ në jug-perëndim të vendit, duke sjellë me vete baltë, gurë,  pemë dhe shumë mbetje të tjera. Lagje të tëra janë varrosur totalisht dhe shumë të tjera janë boshatisur pas evakuimit të banorëve. Presidenti Juan Manuel Santos ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme në rajon dhe fluturoi në zonat e prekura për të mbikëqyrur përpjekjet e shpëtimit. Forcat ajrore kolumbiane kanë nisur operacionet ndihmave për banorët që kanë mbetur pa ujë të pijshëm, pa energji elektrike, pa veshje e ushqime, apo edhe pa medikamente. Situata e rëndë ka prekur edhe papa Francskun, i cili është lutur këtë të dielë për të gjithë viktimat dhe lehtësimin e dhimbjes për të afërmit e tyre.