Trump përballet me akuza për nxitje dhune
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48158-trump_përballet_me_akuza_për_nxitje_dhune
Procesi gjyqësor kundër Donald Trumpit për nxitje dhune kundër protestuesve do të vazhdojë, pasi një gjykatës federal doli me vendimin se argumenti i Trump për të drejtën e lirisë së fjalës nuk qëndron në këtë rast.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 02, 2017 17:14 Europe/Tirane
  • Trump përballet me akuza për nxitje dhune

Procesi gjyqësor kundër Donald Trumpit për nxitje dhune kundër protestuesve do të vazhdojë, pasi një gjykatës federal doli me vendimin se argumenti i Trump për të drejtën e lirisë së fjalës nuk qëndron në këtë rast.

Gjykatësi federal David Hale në Luisville të Kentucky mundëson hapjen e procesit gjyqësor pas padisë së tre protestuesve ndaj Trump, fushatës së tij presidenciale dhe tre përkrahësve të tij. Akuzuesit thonë se u bënë objekt dhune fizike nga përkrahësit e zotit Trump, në një tubim në mars 2016 në Luisville, pasi Trump kishte nxitur turmën me fjalët “Nxirrini jashtë”. Avokatët e Trump kanë ngritur argumentin se komentet e tij mbrohen nën amendamentin për lirinë e fjalës dhe se ish-kandidati presidencial nuk po i nxiste përkrahësit të përdornin forcë, por gjykatësi tha se komentet e zotit Trump ishin një udhëzim i qartë për protestuesit.