Çikago, kryeqyteti i vdekjes në SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48224-Çikago_kryeqyteti_i_vdekjes_në_shba
Dhuna e armatosur në lagje të ndryshme të Çikagos gjatë ditës së diel ka shkaktuar 6 të vrarë dhe 17 të plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 03, 2017 16:54 Europe/Tirane
  • Çikago, kryeqyteti i vdekjes në SHBA

Dhuna e armatosur në lagje të ndryshme të Çikagos gjatë ditës së diel ka shkaktuar 6 të vrarë dhe 17 të plagosur.

Sipas policisë së këtij qyteti, persona të armatosur kanë hapur zjarr kundër një veture me 6 pasagjerë në lagjen East Garfield Park, duke vrarë 2 persona e duke plagosur 4 të tjerë. Ndërkohë, në incidente të tjera me armë zjarri në Çikago, 4 persona janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur. Kanali televiziv ABC News raportoi se që prej fillimit të këtij viti, mbi 700 persona janë vrarë me armë zjarri në Çikago dhe këtë qytet e cilëson “kryeqytet i vdekjes në SHBA”.