BE miraton strategji për krizën në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48270-be_miraton_strategji_për_krizën_në_siri
Këshilli i ministrave të Bashkimit të Evropës ka miratuar strategjinë e përbashkët të këtij Unioni në lidhje me krizën në Siri.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 04, 2017 11:21 Europe/Tirane
  • BE miraton strategji për krizën në Siri

Këshilli i ministrave të Bashkimit të Evropës ka miratuar strategjinë e përbashkët të këtij Unioni në lidhje me krizën në Siri.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në takimin e ditës së hënë të Këshillit të ministrave të Bashkimit të Evropës është miratuar strategjia e këtij Unioni që është propozuar nga Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane dhe Zhan Koun Juncer, kryetar i Komisionit të Evropës në muajin mars. Në takimin e Këshillit të ministrave të Bashkimit të Evropës është thënë se kriza e Sirisë ushtron ndikim të drejtpërdrejtë mbi Bashkimin Evropian dhe është theksuar nevoja për krijimin e një kornize strategjike të qartë për qasjen e BE ndaj krizës së Sirisë.