Rusia akuzon Reuters për publikimin e lajmeve false
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48288-rusia_akuzon_reuters_për_publikimin_e_lajmeve_false
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë akuzoi agjencinë e lajmeve Reuters për publikimin e lajmeve false në lidhje me sulmin kimik në provincën Idlib të Sirisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 04, 2017 17:00 Europe/Tirane
  • Rusia akuzon Reuters për publikimin e lajmeve false

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë akuzoi agjencinë e lajmeve Reuters për publikimin e lajmeve false në lidhje me sulmin kimik në provincën Idlib të Sirisë.

Kjo ministri deklaroi se avionët rusë nuk kanë kryer asnjë sulm në rajonin Khan Shejkhun në provincën Idlib. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë deklaroi se agjencia e lajmeve Reuters duke transmetuar lajmin e sulmit kimik në provincën Idlib, ka kryer spekulime duke akuzuar avionët rusë dhe sirianë në lidhje me këtë sulm.