Erdogan: Do të vazhdoj t’i quaj “mbetje të fashistëve”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48300-erdogan_do_të_vazhdoj_t’i_quaj_mbetje_të_fashistëve
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të martën se do të vazhdojë të quajë vendet evropiane si “mbetje të nazizmit dhe fashizmit” derisa të vazhdojnë të mbajnë “qëndrimin aktual” ndaj Turqisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 04, 2017 17:07 Europe/Tirane
  • Erdogan: Do të vazhdoj t’i quaj “mbetje të fashistëve”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të martën se do të vazhdojë të quajë vendet evropiane si “mbetje të nazizmit dhe fashizmit” derisa të vazhdojnë të mbajnë “qëndrimin aktual” ndaj Turqisë.

“Ata nuk lejojnë ministrat e mi që të mbajnë fjalime në Evropë. Kur të përfundojë referendumi më 16 prill, do të vendosim, çdo gjë ka çmimin e vet”, ka thënë Erdogan në takimin me rastin e referendumit në qytetin turk Zonguldaku, transmeton Reuters.