Evropa dhe Amerika të paafta përballë raketave Cruise të Rusisë
SHBA-të dhe aleatët e tyre “nuk kanë mbrojtje” nga numri i madh i raketave Cruise, të cilat lansohen nga toka, siç i ka vendosur kohë më parë Rusia, ka thënë të martën gjenerali amerikan Xhon Hajten, i cili ndodhet në krye të komandës strategjike të ushtrisë amerikane.
Ai u ka thënë deputetëve amerikanë se një raketë Cruise e lansuar nga toka nuk paraqet kërcënim të ndjeshëm, por ka tërhequr vërejtjen se situata do të ndryshojë nëse do të lansohet një numër i madh raketash. Gjeneral Hajten dhe se Amerika dhe aleatet e saj evropianë duhet t'i përgjigjen dislokimit të raketave të reja ruse që përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë në Evropë dhe në botë. Sipas gazetës "New York Times" rusët i kanë dislokuar këto raketa në rajonin Vollvograd dhe në një rajon tjetër të paidentifikuar në jug të Rusisë.