Senatori amerikan: Arabia Saudite financuese e terrorizmit
(last modified Wed, 05 Apr 2017 06:43:52 GMT )
Prill 05, 2017 08:43 Europe/Tirane
  • Senatori amerikan: Arabia Saudite financuese e terrorizmit

Senatori republikan Rand Pol duke folur të martën në Senat, deklaroi se një pjesë e madhe e përkrahjes së islamit radikal dhe terrorizmit, kryhet nga Arabia Saudite.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Rand Pol me këtë rast ka shtuar se administrata amerikane është marrë aq shumë me çështjen e Iranit saqë e ka harruar rolin të ekstremistëve vehabistë në krizat rajonale dhe në terrorizmin ndërkombëtare.  Ky senator republikan tha se përqendrimi tek Irani, ka lënë në harresë rrezikun e ekstremistëve vehabistë në një kohë që vehabizmi nxit urrejtjen kundër Amerikës në të gjithë botën dhe financohet nga Arabia Saudite. Rand Pol i këshilloi funksionarët amerikan të ndjekin politika më të ekuilibruara në rajonin e Lindjes së Mesme dhe shtoi se të gjitha grupet terroriste në Siri përkrahen nga Arabia Saudite dhe sauditët synojnë që këtë gjendje ta krijojnë edhe në Jemen.

Tags