Mogherini: Pa bisedime nuk zgjidhët kriza e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48338-mogherini_pa_bisedime_nuk_zgjidhët_kriza_e_sirisë
Shefja e diplomacisë evropiane ka kërkuar përshpejtimin e procesit të negociatave për paqe në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 05, 2017 07:55 Europe/Tirane
  • Mogherini: Pa bisedime nuk zgjidhët kriza e Sirisë

Shefja e diplomacisë evropiane ka kërkuar përshpejtimin e procesit të negociatave për paqe në Siri.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Federika Mogherini të mërkurën deklaroi se Bashkësia Ndërkombëtare duhet t'i shtojë përpjekjet për të çuar përpara negociatat për paqe në Siri. Shefja e diplomacisë evropiane shtoi se rrugëzgjidhja ushtarake nuk ka efikasitet për krizën në Siri, prandaj duhet të bëhet një hap i rëndësishëm në negociatat për paqe. Mogherini tha gjithashtu se Bashkësia Ndërkombëtare dhe faktorët rajonalë dhe palët siriane, duhet të bashkëpunojnë më shumë mes vete.