Peskov: Terroristët kanë kryer sulmet kimike në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48374-peskov_terroristët_kanë_kryer_sulmet_kimike_në_siri
Zëdhënësi i Kremlinit akuzoi terroristët për kryerjen e sulmeve kimike në Siri. Dimitri Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, tha se Rusia në OKB do të deklarojë qartë se sulmi kimik në Idlib, që shkaktoi qindra të vrarë e të plagosur ishte vepër e grupeve terroriste me qëllim që të shtojnë presionin ndërkombëtar mbi qeverinë e Damaskut.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 05, 2017 16:34 Europe/Tirane
  • Peskov: Terroristët kanë kryer sulmet kimike në Siri

Zëdhënësi i Kremlinit akuzoi terroristët për kryerjen e sulmeve kimike në Siri. Dimitri Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, tha se Rusia në OKB do të deklarojë qartë se sulmi kimik në Idlib, që shkaktoi qindra të vrarë e të plagosur ishte vepër e grupeve terroriste me qëllim që të shtojnë presionin ndërkombëtar mbi qeverinë e Damaskut.

Ndër të tjera, Peskov tha se Rusia do të vazhdojë përkrahjen për ushtrinë siriane deri në zhdukjen e plotë të terroristëve në Siri. Ndërkohë, SHBA, Franca dhe Britania kanë dorëzuar një projekt-rezolutë në KS të OKB ku dënohet sulmi kimik në Idlib dhe kërkohet një hetim i pavarur ndërkombëtar.