May, mesazh për Vuçiç: Normalizo marrëdhëniet me Kosovën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48518-may_mesazh_për_vuçiç_normalizo_marrëdhëniet_me_kosovën
Si për ta dëshmuar edhe një herë interesin e Britanisë për Ballkanin, kryeministrja Theresa May përgëzoi Aleksandar Vuçiçin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, por shtoi se pret nga ai normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 07, 2017 12:47 Europe/Tirane
  • May, mesazh për Vuçiç: Normalizo marrëdhëniet me Kosovën

Si për ta dëshmuar edhe një herë interesin e Britanisë për Ballkanin, kryeministrja Theresa May përgëzoi Aleksandar Vuçiçin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, por shtoi se pret nga ai normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Serbia luan rol kryesor në sigurimin e stabilitetit në rajon dhe shpresoj se gjatë mandatit tuaj presidencial do të vazhdoni të arrini përparim në dialogun me Prishtinën dhe në standardizimin e këtyre marrëdhënieve, të cilat kanë një rëndësi themelore për paqen”, citojnë mediat serbe në tekstin e urimit të shefes së ekzekutivit britanik për kryetarin e ri të shtetit Serb.Komisioni Europian dhe vendet anëtare ende nuk e kanë dhënë vlerësimin e tyre përfundimtar mbi zgjedhjet presidenciale serbe, duke qene se pritet akoma raporti i OSBE-së. Por në dokumentin që ka arritur të shohë DW, theksohet se fushata parazgjedhore pati probleme sepse Vuçiç i dominoi mediat plotësisht.