Reagimi i mundshëm i Rusisë ndaj sulmit amerikan në Siri
Sulmi me raketa i Amerikës në Siri, është veprimi i parë i drejtpërdrejt ushtarak i Uashingtonit gjatë periudhës së udhëheqjes së Trump kundër një qeverie të huaj.
Mirëpo pyetja kryesore në lidhje me këtë është se cili do të jetë reagimi i mundshëm i Rusisë ndaj këtij sulmi? Reagimi i parë i Rusisë ndaj këtij sulmi ishte organizimi i takimit të jashtëzakonshëm të Ministrisë së jashtme të këtij vendi me qëllim analizimin e dimensioneve të këtij sulmi. Aktualisht, reagimi i Rusisë ndaj këtij sulmi mund të ketë ndikim vendimtar në hapat e ardhshme të Amerikës. Në të vërtetë, dikush mund të imagjinonte dy skenarë në lidhje me veprimet ushtarake të Amerikës në Siri. Skenari i parë, shfaqja e fuqisë raketore me qëllim demonstrimin e vendosmërisë së Uashingtonit përballë kalimit të vijave të kuqe të qeverisë së Damaskut, veçanërisht në lidhje me armët kimike. Me këtë rast mund të parashikohet se reagimi i Moskës ndaj këtij sulmi do të jetë i kufizuar dhe vetëm në formën verbale. Amerikanët kanë bërë të ditur se Rusia është informuar në lidhje me këtë sulm. Në fakt, amerikanët janë kurioz të dinë në lidhje me heshtjen e rusëve ndaj këtij sulmi. Megjithatë rusët nga perspektiva e të drejtës ndërkombëtare, kanë theksuar për paligjshmërinë e këtij sulmi kundër një vendi anëtar të OKB, duke theksuar se për sulme të tilla duhet leja e KS të OKB dhe kanë kërkuar një takim urgjent të këtij Këshilli. Ndërkaq sot, Moska ka bërë të ditur se ka pezulluar respektimin e marrëveshjes me Uashingtonin që kishte të bënte me shmangien e sulmeve ajrore gjatë misioneve të tyre ushtarake në hapësirën ajrore të Sirisë, pasi SHBA ka kryer sot një sulm me raketa kundër një baze ajrore të ushtrisë siriane. "Pala ruse ndalon respektimin e memorandumit për parandalimin e incidenteve dhe sigurimin e sigurisë së fluturimeve ajrore gjatë operacioneve në Siri që kishte nënshkruar me SHBA", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së jashtme ruse të premten, njofton agjencia e lajmeve Reuters. Kjo deklaratë i referohej marrëveshjes së vitit 2015, sipas të cilës Rusia dhe SHBA kishin rënë dakord për të shkëmbyer informacione mbi fluturimet e tyre në hapësirën ajrore siriane, ku të dyja palët ishin përfshirë në operacione të ndara ushtarake. Ndërkohë, Ministria ruse e mbrojtjes po ashtu është zotuar se mbrojtja e hapësirës ajrore të Sirisë do të forcohet pas sulmeve raketore të Uashingtonit. Kjo ministri ka minimizuar efikasitetin e sulmit amerikan, duke thënë se vetëm 23 raketa kanë goditur objektivat e tyre, ndërsa 36 të tjera nuk dihet se ku kanë goditur. Vlen të theksohet se situata e fundit e krijuar në Siri, e ka kuptimin e kontekstit të konfrontimit mes Rusisë dhe Perëndimit në përgjithësi, ku përveç Evropës Lindore, tani kriza në Siri paraqet një tjetër front midis dy blloqeve.