Amerika sanksione të reja kundër Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48550-amerika_sanksione_të_reja_kundër_sirisë
Sekretari i Departamentit Amerikan të Thesarit ka bërë të ditur vendosjen e sanksioneve të reja të Uashingtonit kundër Sirisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 08, 2017 04:00 Europe/Tirane
  • Amerika sanksione të reja kundër Sirisë

Sekretari i Departamentit Amerikan të Thesarit ka bërë të ditur vendosjen e sanksioneve të reja të Uashingtonit kundër Sirisë.

Kanali televiziv Sky News njoftoi se Stiven Manuçin, sekretari amerikan i thesarit, të shtunën në mëngjes deklaroi se në të ardhmen e afërt Uashingtoni do të vendosë sanksione të reja kundër qeverisë së Sirisë. Manuçin nuk dhe detaje më shumë në lidhje me këto sanksione. Në javët e kaluara Departamenti Amerikan i Shtetit me pretendime të pavërteta ka vendosur sanksione mbi 30 institucione të lidhura me Sirinë dhe mbi disa vende të tjera si Korenë Veriore. Ndërkohë Nikky Haley, përfaqësuese e Amerikës në OKB, të premten në mbledhjen urgjente të KS të OKB rreth sulmit të Amerikës kundër Sirisë, deklaroi se Uashingtoni është i gatshëm të ndërmarrë veprime më shumë në Siri.