Luftanija amerikane Carl Vinson lundron në drejtim të Gadishullit Korean
Agjencia e lajmeve Reuters ka njoftuar për lëvizjen e luftanijes amerikane drejt Gadishullit Korean.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, një zyrtar amerikan ka thënë për Reuters të dielën se një luftanije aeroplanmbajtëse e forcave detare të Amerikës do të niset në drejtim të Oqeanit të Qetë dhe do te vendoset në afërsi të Gadishullit Korean. Ky veprim kryhet në kulmin e tensioneve mes Uashingtonit dhe Phenianit mbi programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut. Koreja e Veriut muajin e kaluar ka testuar një raketë Skad që bart lëndë djegëse. Një zyrtar i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se luftanija aeroplanmbajtëse Carl Vinston së shpejti do të lëvizë nga Singapori në drejtim të Gadishullit Korean.