Tillerson: Sulmi kundër Sirisë përcjell mesazh për Korenë e Veriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48670-tillerson_sulmi_kundër_sirisë_përcjell_mesazh_për_korenë_e_veriut
Sekretari i DASH pretendoi se sulmi raketor i SHBA kundër Sirisë ishte një mesazh i qartë edhe për Korenë Veriore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 10, 2017 03:12 Europe/Tirane
  • Tillerson: Sulmi kundër Sirisë përcjell mesazh për Korenë e Veriut

Sekretari i DASH pretendoi se sulmi raketor i SHBA kundër Sirisë ishte një mesazh i qartë edhe për Korenë Veriore.

Rex Tillerson në një intervistë me Kanalin ABC News, tha se “mesazhi që mund të marrin popujt është se në rast se shkelin ligjet dhe traktatet ndërkombëtare dhe kthehen në kërcënim për vendet e tjera, do të përballen me një përgjigje të prerë”. Ai shtoi se SHBA dëshiron çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut. Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka arritur sot në Itali, ku do të takohet me grupin e G7, me të cilët do të bisedojë për krizën në Siri. Përveç anëtarëve të G7-ës, ministrat e jashtëm të Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Katarit, po ashtu pritet të marrin pjesë në këtë mbledhje. Mediat italiane kanë cituar ministrin e Jashtëm italian, Angelino Alfano, të ketë thënë se në mbledhje kushtuar Sirisë, do të bëhet thirrje për parandalimin e “përshkallëzimit të rrezikshëm ushtarak”, në konfliktin sirian, pas sulmit të SHBA-së ndaj një baze ajrore siriane.