Anijet luftarake të Amerikës nga Australia i drejtohen Gadishullit Korean
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48674-anijet_luftarake_të_amerikës_nga_australia_i_drejtohen_gadishullit_korean
Marina amerikane ka dërguar një aeroplan-mbajtëse në drejtim të Oqeanit Paqësor, për të garantuar prani fizike pranë Gadishullit Korean përball  shfaqjes së forcë nga Koreja e Veriut me armët bërthamore dhe me testet e raketave.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 10, 2017 05:31 Europe/Tirane
  • Anijet luftarake të Amerikës nga Australia i drejtohen Gadishullit Korean

Marina amerikane ka dërguar një aeroplan-mbajtëse në drejtim të Oqeanit Paqësor, për të garantuar prani fizike pranë Gadishullit Korean përball  shfaqjes së forcë nga Koreja e Veriut me armët bërthamore dhe me testet e raketave.

Komanda e Ushtrisë Amerikane tha se kishte urdhëruar transferimin e anijes aeroplan-mbajtëse për të siguruar gatishmërinë dhe praninë në Paqësorin Perëndimor, tha për AFP,   Dave Benham, komandanti zëdhënës në Komandën e Paqësorit të SHBA-ve. Kërcënimi numër një në rajon vazhdon të jetë Koreja e Veriut për shkak të programit të saj bërthamor të pamatur, të papërgjegjshëm dhe destabilizues”, shtoi ai. Të vendosur në San Diego të Paqësorit në fillim të janarit, grupi luftarak është përfshirë në stërvitje të shumta në Japoni dhe në Korenë e Veriut, duke kryer edhe operacione rutinë patrullimin në Detin e Kinës Jugore i kontestuar. Gjenerali i pensionuar me 4 yje, Jack Keane tha më parë këtë javë, se nëse SHBA-të do të përballen me një sulm të pashmangshëm nga një raketë balistike të Koresë së Veriut, Presidenti Donald Trump do të duhet të veprojë menjëherë.