Gjermania kundërshton përsëritjen e sulmit amerikan kundër Sirisë
Prill 10, 2017 16:42 Europe/Tirane
Ministri i jashtëm gjerman në një intervistë me kanalin televiziv ZDF kërkoi nga SHBA që të mos përsëris sulmin ushtarak kundër Sirisë dhe shtoi se një sulm i tillë do ta ndërlikonte edhe më shumë situatën dhe do të shtonte numrin e viktimave në Siri.
Zigmar Gabriel, ministër i jashtëm i Gjermanisë, theksoi se gjatë takimit që do të zhvillojë me shefin e DASH, Rex Tillerson, do të kërkojë evitimin e një sulmi tjetër amerikan kundër Sirisë, sepse ky veprim do të fuste në konflikt edhe vende të tjera të rajonit.
Tags