Rusia nuk dëshiron konflikt me Amerikën në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48738-rusia_nuk_dëshiron_konflikt_me_amerikën_në_siri
Kryetari i Komitetit të Këshillit Federal të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Rusisë deklaroi se Moska nuk ka asnjë plan për konflikt ushtarak me Amerikën në Siri.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 11, 2017 01:01 Europe/Tirane
  • Rusia nuk dëshiron konflikt me Amerikën në Siri

Kryetari i Komitetit të Këshillit Federal të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Rusisë deklaroi se Moska nuk ka asnjë plan për konflikt ushtarak me Amerikën në Siri.

Sic njofton agjencia e lajmeve Sputnik, Viktor Azrov, kryetar i Komitetit të Këshillit Federal të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Rusisë tha se misioni i forcave ajrore dhe kundërajrore të Rusisë në Siri është vetëm mbrojtja e forcave qeveritare siriane përballë sulmeve të terroristëve. “Rusia nuk synon të luftojë atje me Amerikën, misioni ynë atje është përkrahja e forcave ajrore siriane në luftën kundër terroristëve dhe këtë kemi urdhër ta bëjmë”- deklaroi ky funksionar i lartë i sigurisë së Rusisë. Të shtunën, Rusia dërgoi një luftanije të pajisur me raketa cruise në Detin Mesdhe, pikërisht në vendin ku luftanija amerikane lëshoi 59 raketa tomahawk drejt territorit të Sirisë.