Shoigu: Raketat ruse të gatshme për të goditur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48912-shoigu_raketat_ruse_të_gatshme_për_të_goditur
Ministri i mbrojtjes i Rusisë ka thënë se sistemet raketore të Rusisë janë të gatshme për të goditur në rast nevoje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 13, 2017 12:38 Europe/Tirane
  • Shoigu: Raketat ruse të gatshme për të goditur

Ministri i mbrojtjes i Rusisë ka thënë se sistemet raketore të Rusisë janë të gatshme për të goditur në rast nevoje.

Sipas agjencisë së lajmeve Sumeria News, Sergei Shoigu, ministri rus i mbrojtjes, gjatë një takimi me komandantët e lartë të ushtrisë ruse, ka njoftuar se 99 % e sistemeve raketore të forcave ruse janë në gatishmëri për luftë. Shoigu tha se forcat strategjike bërthamore kanë kryer me sukses misionet e tyre dhe janë në gatishmëri të lartë. Ministri rus i mbrojtjes po ashtu ka njoftuar edhe për pajisjet e forcave të armatosura të Rusisë të teknologjisë së avancuar ushtarake, sidomos në njësitë e armatosura të gatishmërisë së përhershme luftarake.