Trump ndryshon qëndrimin ndaj NATO-s
Lufta kundër terrorizmit ka qenë në qendër të konferencës së përbashkët për shtyp mes presidentit amerikan Donad Trump dhe sekretarit të Përgjithshme të Aleancës së Atlantinkut të Veriut Jens Stoltenberg.
Lidhur me deklaratën e pak kohëve më parë se NATO-s është një organizatë e dalë nga përdorimi, Trump u përgjigj se kjo i përket së shkuarës, pasi NATO e ka bërë tashmë ndryshimin, duke e luftuar terrorizmin. Megjithatë, presidenti Trump deklaroi se ka ende shumë për të bërë, ndaj u bëri thirrje vendeve anëtare që të kontribuojnë më shumë për Aleancën. “Nëse vendet e tjera paguajnë pjesën e tyre në vend që të mbështeten tek SHBA, atëherë të gjithë mund të jemi më të sigurtë”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë. Kohë më parë, shefi i Pentagonit paralajmëroi aleatët në NATO se deri në fund të vitit 2017 do të duhet të rriten buxhetet e aleatëve për mbrojtjen, ndryshe SHBA do ta zvogëlojë angazhimin e saj. Taksapaguesit në SHBA nuk mund të vazhdojnë të paguajnë më shumë se shtetasit e vendeve të tjera partnere për ruajtjen e vlerave perëndimore, theksoi ministri amerikan i Mbrojtjes James Mattis, në takim me homologët e tjerë të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel. Vlerësimet kritike të presidentit Donald Trump për NATO-n kanë shkaktuar irritime në të kaluarën. Trump ka deklaruar para marrjes së postit të presidentit se NATO është vjetëruar dhe ka kritikuar angazhimin tepër të vogël financiar të evropianëve në aleancë dhe në lutën kundër terrorizmit. Duke pritur Sekretarin Gjeneral të NATO, Jens Stoltenberg në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se kërcënimi nga terrorizmi ka theksuar rëndësinë e kësaj aleance. Ai ka ftuar NATO-n për të bërë më shumë për të ndihmuar Irakun dhe Afganistanin si partnerë. Trump ka ripërsëritur pyetjen rreth synimeve të NATO, duke u ankuar se ShBA paguan pjesë të padrejtë të anëtarësimit. “Sekretari Gjeneral dhe unë kishim një diskutim produktiv se çfarë NATO mund të bëjë në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Trump. “Ankesa ime ishte se nuk ka pasur ndryshime të mëdha për shumë kohë dhe tash ata duhet të punojnë ta luftojnë terrorizmin”. “Kam thënë se NATO ka dalë nga përdorimi. Por nuk është më e dalë nga përdorimi”, ka thënë Trump. Por deklarata për NATO-n nuk ishte e vetmja kthesë drastike e Trump. Në një intervistë për “Wall Street Journal” ai tha se nuk do ta etiketonte Kinën si një manipuluese të valutës, pavarësisht se ishte zotuar se do të bënte një gjë të tillë sapo të merrte detyrën. Trump ka një prapësim të dukshëm të qëndrimeve të tij të shprehura në kohën e fushatës, por ende nuk ka shenja të tërheqjes së tij nga qëndrimi për emigrantët.