Koreja Veriore vazhdon testimin raketor
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Koresë Jugore ka deklaruar se Peniani të dielën në mëngjes ka testuar një raketë tjetër, por ky testim ka qenë i pasuksesshëm.
Agjencia e lajmeve Jonhap njoftoi se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Koresë Jugore ka deklaruar se Koreja Veriore ka hedhur një raketë nga porti Sinpo në brigjet lindore të këtij vendi. Ky testim raketor është kryer nga Peniani në kohën kur Mike Pence, zv/presidenti i Amerikës, në vendin e parë që është ndalur gjatë turneut të tij në Azi, të dielën do të arrijë në Seul, kryeqytetin e Koresë Jugore. Autoritetet amerikane para kësaj në deklaratat e tyre provokuese kanë thënë se në rast se Peniani do të kryejë testimin e gjashtë bërthamor të tij, ushtria e Amerikës ka këtë gatishmëri që të sulmojë Korenë Veriore. Amerika përveç kësaj ka dërguar luftanijet e saj në afërsi të Gadishullit Korean. Ndërkohë, Koreja Veriore ka kritikuar dërgimin e forcave ushtarake amerikane në rajon dhe ka deklaruar gatishmërinë për kryerjen e sulmeve parandaluese kundër Amerikës. Peniani zyrtar ka theksuar se Uashingtoni me veprimet e tij kërcënon sigurinë e Gadishullit Korean.